Donaldi, Sarah, Beatrix dhe Dj Dagz po qëndronin jashtë në oborr kur u përmend emri i dy futbollistëve të famshmë, Mbappe dhe Naymar. Ishte Arbëri ai që pyeti Trixën se a i ka shokë dhe ajo tha “po”.
Biseda mes banorëve:
Dj Dagz: Trixa a më duket a kam parë një lajm, diçka me Mbappe dhe Neymar. I ke shokë?
Beatrix: Po
Sarah: Kë ke shok, Neymar?
Beatrix: Po
Sarah: Futbollistin?
Beatrix: Po
Donaldi: Si, qysh, tek?
Beatrix: Po më ka pas shkruar vite përpara, pastaj me shoqërinë në Paris me kushërirën kishim shoqëri të përbashkët. Ishim te festa.
Dj Dagz: U njohët?
Beatrix: Po. Më shkruajnë gjithmonë, janë shumë të mirë, shumë sjellshëm. Shumë shokë të mirë. Janë shumë me këmbë në tokë. Këtu i ke do që nuk kanë bërë kurrgjë e bëjnë mendjen e madhe. Ke njerëz me famë botërore e nuk i thyejnë rregullat.
Dj Dagz: Mbaj mend që keni qenë te një festë
Beatrix: Po. Janë shumë të mirë