Mbrëmjen e djeshme një anije kozmike është nisur drejt hapësirës së bashku me 4 astronautë amatorë në bord.
Miliarderi Isaacman dhe 3 qytetarët fitues të udhëtimit do të udhëtojnë rreth orbitës së tokës për 3 ditë.
Këto janë 4 personat që kanë nderin të vizitojnë tokën rreth e rreth nga hapësira për tre ditë me kapsulën ‘Dragon’, në një lartësi prej 575km:
JARED ISAACMAN, 38 vjeç, komandant i misionit
Isaacman, nismëtari i projektit ‘Inspiration4’dhe një miliarder dashamirës, pagoi një shumë të madhe për katër vendet në bordin e kapsulës ‘Dragon’. Shuma nuk është zbuluar, por sipas revistës Time, mendohet të jetë rreth 200 milionë dollarë.
Isaacman fluturoi në skuadrën e aerobatikës civile Black Diamond. Ai është bashkëthemelues i një force ajrore private të avionëve luftarakë të quajtur Draken International.
SIAN PROCTOR, 51 vjeç, pilote e misionit
Profesoreshë e gjeoshkencës në Phoenix, me një pasion të madh për hapësirën të rrënjosur prej babait të saj. Proctor është një pilote e licencuar dhe drejtuese në Patrullën Civile Ajrore të Arizonës.
Ajo ka përfunduar katër projekte astronomike “analoge” që përfshijnë aktivitete të simuluara të hapësirës si misioni 4-mujor artificial në planetin Mars, të financuar nga NASA.
HAYLEY ARCENEAUX, 29 vjeç, asistent mjeke
Arceneaux, një mjeke asistente në Qendrën Kërkimore të Fëmijëve St. Jude në Memphis, Tennessee, i ka mbijetuar kancerit të kockave në fëmijëri. Në moshën 10-vjeçare ajo humbi një pjesë të kofshës së majtë dhe gjurit nga kanceri. Hayley është përsoni i parë më një protezë në trup që fluturon në hapësirë si dhe personi më i ri në moshë që udhëton rreth orbitës.CHRIS SEMBROSKI, 42 vjeç, specialist misioni
Inxhinieri i të dhënave në gjigandin e hapësirës ajrore Lockheed Martin Corp (LMT.N) në Uashngton, ka kryer misione të simuluara të anijeve kozmike si këshilltar për Kampin Hapësinor të SHBA. Ai u bashkua me Forcat Ajrore të SHBA si një teknik elektro-mekanik dhe ndihmoi në mbajtjen e një flote të raketave balistike ndërkontinentale Minuteman III para se të linte detyrën aktive në 2007.
/Priza.al/