Deputeti i Partisë Edi Paloka tha nga selia blu tha se miratimi nga kryesia e shpalljes së një tjetër Kuvendi më 18 dhjetor, do të jetë një antimiting. Paloka u shpreh se ka dy palë në PD që s’kanë besim te njëra-tjetra. Deputeti theksoi se janë përbuzur demokratët dhe delegatët e Kuvendit vetëm për interesa të dikujt që guxuan sot.
“Siç ju bëmë me dije sot në Parlament. Kemi bërë propozim në kryesi që të zgjidhim këtë ngërç. Meqë u mblodhën 4200 firma delegatësh, pavarësisht se dikush nuk beson. Unë ofrova një zgjidhje kompromisi në kryesi sepse s’mund ta mohojmë që të fshehim kokën si struc. Ka dy palë në PD që s’kanë besim te njëra-tjetra. Janë 4200 delegatë që kërkojnë mbledhjen e Kuvendit. Unë ofrova zgjidhjen që dy palë të bënin atë që kanë kërkuar deri dje, të bënin verifikimin e formularëve dhe firmave. Kjo nuk u pranua. U kalua në propozim tjetër, për një Kuvend tjetër pas një jave. Unë më shumë se sa ka thënë Artan Fuga, do të jetë një anti-miting. Për mua të gjitha vlerat e kësaj partie janë vënë në diskutim nga kjo kryesi. Sot hapur janë përbuzur demokratët dhe delegatët e Kuvendit vetëm për interesa të dikujt që guxuan sot. Dy nënkryetar thanë sot hapur; edhe po u shkatërrua partia, le të mirësevijë. Që të mbajnë nga një zyrë në seli. Le të mbajnë karriget boshë.
/Priza.al/