Moderatorja e njohur Arbana Osmani, ka qenë së fundmi e ftuar në emisionin e mëngjesit “Wake Up”, ku ka folur për jetën e saj private si dhe u ndal tek “Big Brother VIP 2” dhe tek “Festivali i Këngës”. Ajo ka treguar se si e ka menaxhuar kohës mes prindërimit dhe projekteve televizive.
“Të gjitha këto projekte kanë qenë që para se të vinte Zoi në jetë. Jemi përpjekur të ruajmë një ekuilibër mes punëve dhe prindërimit. Të trija këto projekte kanë qenë mjaft me impenjim, si filmi, “Big Brother VIP” dhe tani Festivali i Këngës. Nuk është e lehtë. Kam dashur ta përkrah Edin që çdo promovim filmi. Për fat të mirë, kam një skuadër profesioniste që më vjen në ndihmë. Kjo ndërmarrje e re e Festivalit është shumë sfiduese për mua, por gjithashtu dhe atje ka një grup profesionist që po ma bëjnë punën shumë të lehtë”.
Por kur do të nisë “Big Brother VIP 2”?
“Do të nisë brenda këtij viti. Është përzgjedhur kasti. Kemi kërkuar personazhe dhe karaktere që njerëzit të afeksionohen pas tyre. Edhe në edicionin e parë, publiku e ndiqte sepse u pëlqenin personazhet, jo skandalet. Ndryshe nga viti i kaluar BBV3 dhe më të gjata. Ka një konkurrencë shumë më të madhe se kush do të hyjë, nga viti që shkoi. Kemi gati një edicion të ri me një kast të shkëlqyer që mbase do t’i lënë në hije ata të edicionit të kaluar”.
Kush ka qenë personazhi më dinjitoz nga viti i kaluar? Ja si u përgjigj Arbana.
“Çdo personazh është trajtuar me dinjitet. Janë theksuar pikat e tyre të forta. Të gjithë ata janë shfaqur në një mënyrë që publiku nuk e kishte njohur. Janë trajtuar me shumë kujdes, ka qenë një edicion që shihej me kuriozitet nga të gjithë”.