Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, i ftuar në emisionin “A Show” në “Syri Tv”, me moderatorin Adi Krasta, foli për procesin e Vettingut dhe reformën në drejtësi.
Manjani theksoi se, në vettingun e gjyqtarëve kemi dëgjuar çudira, duke shtuar se njerëzit kanë humbur besimin tek reforma në drejtësi.
“Në vetting kemi dëgjuar çudira. Janë pyetur për pasurinë e vjehrrit, ndërsa ka pasur raste as vjehërr nuk e ka pasur. Vettingu është i vështirë si proces.
Ka njerëz që kanë bërë vila tre kate edhe me punë të ndershme, por se nuk justifikohet. Kjo sepse në Shqipëri informaliteti ka qenë i lartë përherë, nuk ka fatura. Vettingu duhet thënë se nuk ka luftuar korrupsionin.
Njerëzit shumë pak e besojnë reformën në drejtësi, sepse ata e shohin se nivelet e korrupsionit sa vijnë dhe rriten. Nëse duam të bëhemi shtet, gjykata duhet të jetë mbi gjithçka tjetër.
Por kjo nuk ndodh në Shqipëri, sepse ka ndikim politik mbi të gjitha. Këtu në Shqipëri ndodh që ambasadorët hyjnë në çështje të brendshme, hyjnë në vettingun, që doli i dështuar”,- deklaroi Manjani.
/Burimi: Syri Tv/