Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku teksa ka folur në parlament ka ngritur edhe problematikën e rritjes së çmimeve.
Sipas saj bordet e ngritura nga qeveria në këtë kohë krize nuk janë të mjaftueshme për të zgjidhur situatën, gjithashtu shton se qytetarët ndodhen në nevojë.
“Janë rritur prodhimet e shportës. Çfarë bën qeveria. Ajo bën një akt normativ ku vendos të konpesojë kompanitë e rindërtimit me 80 mln euro. Qeveria rrit me 80 mln euro bizneset e familjarëve dhe miqve. Sot çmimet në treg i përjetojnë të gjithë qytetarët, bizneset. Qeveria vendos të rishpërndajë të ardhurat shtesë në buxhet. Kush mendon për qytetarët.
Kush diskuton se çfarë përfitimi duhet të kenë qytetarët. Këto i interesojnë qytetarëve. Duhet të ketë guxim për të folur për kompanitë e karburanteve. Duhet të kesh guxim. Besoj që sot qytetarët kanë nevojë, që kushdo të ngre zërin dhe të tregojë guxim sepse për këtë jemi votuar”, tha Tabaku.