Duket se më tepër se sa politike, arsyet që kanë detyruar kreun e shtetit që të mos dekretojë Buxhetin e vitit 2022, të çuar në presidencë nga maxhoranca socialiste, janë sociale.
Rritja e pandalshme e çmimeve të ushqimeve, inflacionit, shpenzimeve shëndetësore dhe një mori problemesh që po u vështirësojnë jetesën shqiptarëve, kanë detyruar Presidentin Ilir Meta, që të bëjë një lëvizje të tillë.
Lidhur me këtë veprim, Presidenti Meta, nëpërmjet një statusi në “Facebook” shkruan se, buxheti i vitit 2022 është anti-social.
Sipas Metës, me këtë buxhet nuk ka rritje për ndihmën ekonomike, pensionet në fshat apo qytet, ndërsa thekson se janë rritur çmimet me 4.5%.
Ja statusi i plotë i Presidentit Ilir Meta, në “Facebook”:
“Buxheti 2022” është ANTISOCIAL.
Janë RRITUR:
Çmimet e ushqimeve 4.5%;
Shërbimet e transportit 6.9%;
Shpenzimet familjare për shëndetësinë 28%.
Qeveria ZERO rritje reale për:
Ndihmën ekonomike;
Pensionet në fshat dhe qytet;
Pagat për 71% të administratës”.
/Priza.al/