‘Janë të dy në një frekuencë’, Sharon Stone në një romancë dashurie me reperin 25-vjeçar

Aktorja 63-vjeçare, Sharon Stone ka nisur një romancë të re dashurie me reperin 25-vjeçar RMR.

Dyshja raportohet se kanë qenë së bashku për pushime dhe janë shfaqur në bare si Delilah e The Highlight Room në Los Angeles.

Në një nga fotot e publikuara në “Instagram”, shihet se si reperi i hedh Sharon dorën në qafë.

Edhe pse Stone është disa dekada më e vjetër se RMR, burimet thonë se reperi beson se lidhja e tij është “moderne dhe interesante”. “Ata po e shijojnë shoqërinë e njëri-tjetrit. Janë të dy në një frekuencë dhe miqësia e tyre është unike”, tha burimi për rrjetin Page Six.

RMR – emri i vërtetë i të cilit nuk njihet publikisht – mban gjithmonë maska skiatorësh në fytyrë për videot e tij.

Këngëtari nga Atlanta që tashmë jeton në Los Angeles u bë i famshëm me hitin ‘Rascal’ në vitin 2020 dhe pas kontratës me Warner Records publikoi albumin e tij ‘Drug Dealing’.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *