Çfarë po ndodh brenda Prokurorisë së Tiranës? Dy prokurorë, Granit Shahu dhe Anila Galanxhi, kanë dhënë dorëheqjen. Kërkesa për dorëheqje është dorëzuar në organin e Këshillit të Lartë të Prokurorisë (KLP) dhe do të shqyrtohet në mbledhjen e radhës, me 18 qershor.
Granit Shahu tentoi të bëhej Prokuror i Përgjithshëm në fund të vitit 2017, por ngeci në Vettingun Parlamentar dhe për pasojë Komisioni i Ligjeve e skualifikoi. Shahu e ka nisur karrierën si prokuror i Tiranës në vitin 2003. Pas pak viteve është transferuar sërish në Shkodër duke ushtruar profesionin e tij si prokuror. Me një dekret të presidentit të asaj kohe Bamir Topi 9 prokurorë lëvizën mes të cilëve edhe Granit Shahu i cili u transferua në Tiranë duke u rikthyer në prokurorinë e atij rrethi me 6 tetor të 2010-ës. Pas 5 viteve shkëputje nga Shkodra prokurori Shahu rikthehet sërish në këtë qytet por kësaj here si drejtues i këtij institucioni.
Ndërsa, Anila Galaxhi e ka filluar karrierën e saj në sistemin e drejtësisë në vitin 2001 si prokurore e Prokurorisë së Vlorës dhe prej vitit 2005, e ushtronte funksionin në Prokurorinë e Tiranës