Duke vrarë Shinzo Abe, vrasësi donte të godiste një udhëheqës fetar. Por për cfarë bëhet fjalë? Cfarë ka rrëfyer autori 41 vjecar i cili me veprimin e tij ndryshoi gjithë Japoninë? Hetuesit kanë zbuluar në saj edhe të deklaratave të autorit se nëna e sulmuesit e kishte vënë familjen në vështirësi financiare duke i dhënë para një sekti, për të cilin vrasësi besonte në një farë mënyre se ishte e lidhur me ish-kryeministrin.
Me sulmin ndaj Shinzo Abe, njeriu që e vrau synonte të godiste kokën e një grupi fetar që ai disi besonte se kishte lidhje me ish-kryeministrin. Kështu rezulton nga marrja në pyetje e parë e 41-vjeçarit të arrestuar, Tetsuya Yamagami. Vrasësi tha se nëna e tij ishte e përfshirë thellë në organizimin fetar përmes disa donacioneve parash, të cilat i kishin shkaktuar probleme të rënda ekonomike familjes së tij.
Ndërkohë arkivoli i ish-kryeministrit japonez Shinzo Abe u transferua në rezidencën e familjes në Tokio ku personalitete politike dhe njerëz të zakonshëm I bën atij homazhe. Funerali për familjen dhe bashkëpunëtorët e Abe do të zhvillohet të martën.