Japonia është goditur këtë mëngjes nga një tërmet 7.2 ballë. Ai goditi zonat e shkatërruara nga katastrofa e vitit 2011 dhe duke gjeneruar një tsunami prej 1 metër, tha transmetuesi publik NHK.
Agjencia Meteorologjike ka lëshuar një alarm për tsunami, ndërsa rrjeti shtetëror Japonez NHK ka paralajmëruar banorët se pritet një metër valëzim në prefekturën Miyagi. Si një masë paraprake, u rekomandohej atyre që ishin afër zonave bregdetare të lëviznin në tokë më të lartë.
“Është e rrezikshme në det ose afër bregdetit. Ata që janë në det duhet të dalin menjëherë nga deti, dhe të largohen nga bregu”, thuhej në paralajmërim.
Rrjeti shteteror Japonez NHK paralajmeroi se pritej që të kishte ‘luhatje të lehtë të detit’, dhe se në disa vende tsunami mund të jetë më i lartë se ai i parashikuari.