Japonia, SHBA dhe Koreja e Jugut, marrëveshje për denuklearizimin e Koresë së Veriut

Ministri i Jashtëm japonez, Toshimitsu Motegi për Korenë e Veriut bisedoi në takimin që pati në Nju-Jork në kuadër të sesionit të 76-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara (OKB) me homologët e tij nga ShBA-ja dhe Koreja e Jugut.

Në takimin trepalësh Motegi u dakordua me Sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Blinken dhe ministrin e Jashtëm të Koresë së Jugut, Chung Eui Yong për shtimin e përpjekjeve diplomatike duke zbatuar rezolutat e OKB-së për “pastrimin e plotë të Koresë së Veriut nga armët bërthamore”.

Duke folur në pjesën e hapur të takimit për median, Motegi e cilësoi ministerialin “si një kohezion mjaft të mirë për shkëmbimin e pikëpamjeve”.

“Aktivitetet e fundit bërthamore dhe balistike të Koresë së Veriut kërcënojnë Japoninë, rajonin dhe komunitetin ndërkombëtar”,- u shpreh kryediplomati japonez për gazetarët.

Zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, Ned Price tha se sekretari Blinken lidhur me “denuklearizimin e Gadishullit Korean” ka nënvizuar “angazhimet e vendit të tij për bashkëpunimin e vazhdueshëm konsultativ” me Japoninë dhe Korenë e Jugut.

Për herë të fundit të tre ministrat ishin takuar në mbledhjen e ministrave të Jashtëm mbajtur në kuadër të Samitit G-7, që ishte zhvilluar në maj në Londër, dhe kishin diskutuar mbi ndryshimin e klimës, përfshirë edhe Mianmarin dhe Kinën, në kontekstin e vlerësimit të përgjithshëm të situatës në rajonin e Azisë.

/Priza.al/

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *