Të tjera detaje dalin në dritë nga ngjarja në Durrës, ku është përfshirë kryesuesja e listës së LSI, për Durrësin Elona Guri. Balkanweb ka publikuar raporton se në zyrat e LSI-së në Durrës, në lagjen 4 janë gjetur pajisje përgjimi, për të cilat Guri pretendon se janë vendosur nga kundërshtari i tyre politik, Partia Socialiste.
Në media janë publikuar edhe foto të këtyre pajisjeve të vendosur në pjesën e dritaren e godinës ku ndodhet selia, mbi një nga kondicionerët. Guri ka bërë me dije se ka qenë ajo që ka bërë kallëzimin në Prokurori, ku akuzon se të përfshirë janë djali i ish- deputetit të LSI, tashmë i larguar te PS-ja, Lefter Koka, A.K dhe kushëriri i tij, Ç.K.
Një gjë të tillë, Guri është shprehur se nuk e ka parë në 30 vite pluralizëm në Shqipëri, duke e cilësuar si skandaloze. Ajo akuzon PS-në se përveç kësaj, kanë instaluar edhe kamera për të filmuar personat që hyjnë dhe dalin nga selia e LSI-së, për të identifikuar ato që mbështetin këtë forcë politike në zgjedhje.