Disa prej konkurrentëve të ‘Përputhen’ kanë nisur karrierën si këngëtarë, e një prej tyre është dhe Alessandro Mehmeti. Ai i ka kushtuar një këngë Jasminës, e cila tashmë nuk është më pjesë e ‘Përputhen’.
Vetë Jasmina ka publikuar në Instagram një pjesë të këngës dhe është shprehur shumë e lumtur për këtë surprizë kaq të veçantë të Alessandros.
“Krejt e bukur lule Jasemina, zemrën e bardhë sikur kokaina. Një gotë për mua e për ty e pina, sikur tigër dukesh o Jasmina”, shprehet Alessandro në këngën për ish-konkurrenten.
“Surpriza dhe dhurata më e bukur që ma ka bërë ditën 1000! Faleminderit nga zemra për përkushtimin dhe kohën Alessandro Mehmeti”, ka shkruar Jasmina pas publikimit të këngës.
Jasmina i ka qartësuar të gjithë se Alessandro është thjesht një mik shumë i mirë dhe se kënga është një dhuratë për të në shenjë vlerësimi e jo shprehje dashurie. Për më tepër Andi e ka dhënë aprovimin, pasi e ka pëlqyer postimin që Jasmina ka bërë në Instagram.