Java e gjitha me shi dhe shtrëngata! Mos harroni çadrën

Muaji Maj do të mbyllet me reshje shiu dhe Qershori do të nisë me diell. Mos harroni që në nisje të kësaj jave përpara se të dilni nga shtëpia të merrni çadrën me vete.

Për javën që presim përpara vendi ynë do të jetë në ndikim të kushteve atmosferike të paqëndrueshme deri ditën e enjte. Dita e hënë parashikohet të jetë me vranësira dhe reshje shiu të cilat do të jenë fillimit përgjatë vijës bregdetare dhe në orët e mesditës do te shtrihen edhe në pjesën tjetër të vendit. Hera-herës reshjet pritet të jenë në formën e shtrëngatave afatshkurtra.

Dita e martë parashikohet të  jetë me kthjellime dhe vranësira në zhvillim. Në orët e mesditës dhe pasdites përgjatë ultësirës perëndimore dhe zonave malore vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu me intensitet të ulët, lokalisht mesatar, në intervale të shkurtra kohore reshje shiu në formën e shtrëngatave.

Dita e mërkurë parashikohet të jetë me vranësira dhe intervale kthjellimesh. Reshje shiu që në orët e para të mëngjesit përgjatë vijës bregdetare, gradualisht pas orëve të mesditës reshjet e shiut do të shtrihen në pjesën më të madhe të vendit. Hera-herës reshjet pritet të jenë në formën e shtrëngatave afatshkurtra.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *