Dita e fundit e javës mbyllet me reshje shiu dhe në disa zona reshje dëbore. Sipas MeteoAlb: Duke filluar nga orët e para të ditës mbete mot i vranët me reshje shiu në pjesën më të madhe të vendit, por reshje dëbore në zonat malore, ku më të konsiderueshme reshjet e dëborës do jenë në zonën verilindore. Pjesa e dytë e ditës sjellë përmirësim të përkohshëm të kushteve atmosferike duke bërë që të ketë intervale me kthjellime. Ndërsa nata ri-kthen reshjet e shiut dhe dëborës në territor.
Temperaturat e ajrit ulen me të paktën 3 gradë në mengjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 0°C deri në 17 °C.Era do fryjë mesatare dhe e fortë me shpejtësi 50 km/h kryesisht nga drejtimi Perëndimor-jugperëndimor duke krijuar në det dallgëzim 4 ballë.