Fatkeqësi natyrore po pritet në Greqi dhe Shqipëri. Mediat gjermane, bëjnë me dije se deri në 300 litra shi për metër katror do të bien në 24 orët e fundit. Shiu ekstrem do të shkaktojë përmbytje masive në lumenj të vegjël, të mesëm dhe të mëdhenj. Si pasojë e shiut të rrëmbyeshëm sipas medias rezultati do të jetë: katastrofë përmbytjesh.
Reshjet janë të përqendruara në Greqinë veriore dhe Shqipërinë jugore.
Në artikull thuhet se situata duhet të merret seriozisht pasi shiu ekstrem do të shkaktojë përmbytje të shpejta, valë baticash, rrëshqitje toke, rrëshqitje dheu dhe tornado gjatë bregdetit. Por jo vetëm Shqipëria dhe Greqia preken nga shiu.
Po ashtu Bregdeti italian i Adriatikut, Kroacia, Bullgaria, Maqedonia e Veriut, Kosova, Serbia, Mali i Zi dhe pjesë të Rumanisë gjithashtu do të kenë reshje shiu të rrëmbyeshëm.
/Burimi:Focus.de/ Përshtati: Priza.al/