Java nis e nxehtë dhe… Parashikimi i moti sot dhe nesër, 16 – 17 gusht 2021

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash duke sjellë mot të qëndrueshëm dhe të nxehtë në të gjithë territorin.

Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të kenë një rritje të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore, nga 21°C në 31°C, në zonat e ulëta nga 26°C në 37°C dhe në zonat bregdetare nga 27°C në 38°C.

Era do të fryjë në drejtim Jugor-Jugperëndimor, me shpejtësi deri në 6-8 m/sek në bregdet, ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë 4 ballë dhe 0,5 deri në 1,5 metër në det hapur.

Temperaturat do të jenë pa ndryshime.   

Zona malore     17/35°C

Zona e ulët         18/38°C

Zona bregdetare  21/36 °C

Kosova, e hënë, 16 gusht 2021

Moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira të pakta. Era do të jetë me shpejtësi  7-8 m/sek. Temperaturat në ekstremet e tyre do të luhaten 18°C në mëngjes ndërsa në mesditë deri në 38°C .

E martë, 17 gusht 2021

I nxheti Saharian do të fillojë të dobësohet, moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira të pakta në orët e mesditës. Era do të me drejtim Jug-Perëndim me shpejtësi deri në 8-15 m/sek në bregdet.

Valëzimi do të jetë i forcës 4 me lartësi vale 1,0 deri në 1,5 metër në det hapur. Temperaturat do të jenë me rënie të lehta.

Temperaturat:

Zona malore     16/34°C

Zona e ulët         18/38°C

Zona bregdetare  21/35 °C

 

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *