Java nis me rebeshe të forta, si do të jetë moti gjatë ditëve në vazhdim, surpriza të shtunën dhe të dielën

Kjo javë do të nisë nën ndikimin e vranësirave të shpeshta, të cilat do të shoqërohen me rreshje të pakta shiu edhe këtë të hënë.

Meteorologët njoftojnë se duke filluar nga dita e nesërme do të kemi përmirësim gradual të kushteve atmosferike.
Ndërsa pritet që të kemi edhe vranësira të shpeshta në orët e mesditës dhe pasdites, duke sjellë edhe rrebeshe të pakta të izoluara shiu, ku më të dukshme do të jenë në zonat malore.

Por pritet që të kemi një përmirësim të dukshëm të motit gjatë ditës së enjte, por fundjava sjellë sërish reshje të pakta në territorin shqiptar.

Për sa i përket temperaturave të ajrit do të kemi një rënie të ndjeshme gjatë ditës së sotme, ku vlerat minimale luhaten në 7-8 gradë në zonat malorë, ndërsa maksimumet nuk shkojnë më shumë se 19 gradë.

Ndërsa dita e nesërme do të sjellë rritje të temperaturave të ajrit, duke bërë kështu që të arrijnë në 25-26 gradë gjatë ditës së enjte dhe të premte.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *