Dita e sotme nis me alternime resh dhe kthjellimesh në të gjithë vendin. Sipas Meteoalb, intervali kohor, nga ora gjashtë deri në orën 12 të mesditës, pritet të jetë i zymte dhe me re. Më pas, vendi do tu lihet reshjeve të shiut.
Mësohet se deri në orën 18:00 e gjithë Shqipëria do të ketë më shumë se 50% mudësi që të përfshihet nga reshje shiu.
Më pas qielli do të mbizotërohet sërish nga retë. Përsa u përket temperaturave, vlerat ditore do të luhaten nga 18 në 24 gradë celsius. Era do të fryjë mesatarisht, ndërsa në zonën e bregdeti, pritet të ketë një shpejtësi më të lartë.
/Priza.al/