Java nis me temperatura të larta dhe…/ Mësoni si do të jetë parashikimi i motit për ditën e hënë, 2 Gusht 2021

Edhe për javën që presim përpara, vendi ynë do të vijoj të jetë i “mbërthyer” nga i nxehti afrikan por fundi i javës duket se do të sjelle një lehtësim ose ulje të temperaturave përvëluese. Por pse?

Siç u theksua edhe më lart, fillimi i javës si dhe ditët në vijim (dita e Hënë deri ditën e Mërkurë), vendi ynë do të vijoj të ndikohet nga moti i kthjellët dhe i nxehtë.

Kjo për shkak se mbi vendin tonë do të vijojnë ndikimin e tyre masat e nxehta nga Afrika e Veriut.

Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit ka bërë parashikimin e motit për ditën e sotme në vend, ku duket se nuk do të mungojnë sërish temperaturat e larta.

Sipas IGJEUM, temperaturat do të variojnë në bregdet: 26 / 35 °C; në vendet e ulëta: 25 / 39 °C; ndërsa në vendet malore: 19 / 34 °C.

Edhe sot, njëjtë si dje pritet që të ketë rrezik të lartë për zjarre në 10 qarqe të vendit, duke përjashtuar Durrësin dhe Dibrën.

Flakët mund të ndihmohen edhe nga era, e cila pritet të fryjë e lehtë deri në mesatare, për momente të shkurtra deri e fortë në zonat malore.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *