Javë ‘torturuese’, ja sa gradë do të arrijnë temperaturat sot

Moti parashikohet kryesisht i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit por përgjatë relieveve kodrinore – malore në orët e mesditës dhe pasdites nuk do të mungojnë vranësirat kalimtare. Në relievet malore në lindje kryesisht ditën e Enjte dhe atë të Premte vranësirat do të shoqërohen edhe me reshje shiu me intensitet të ulët. Në periudha afatshkurtra dhe në mënyrë lokale këto reshje do të jenë në formën e shtrëngatave apo rrebesheve shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe breshër.
Kjo javë pritet të jetë “torturuese” për disa arsye dhe ndër më kryesoret është se vala e të nxehtit po zgjat (duke marrë parasysh ditët që lamë pas) dhe do të zgjasi deri dhe në fund të javës. Thënë kjo pasi vendi ynë për periudhën që ndodhemi ka përjatuar edhe herë të tjera temperatura 40 apo 42-43°C por për një periudhë kohore jo më shumë se disa ditë (kryesisht 3-4 ose maksimumi 5 ditë).
Arsyeja tjetër është se depërtimit i këtyre masave të nxehta mbi detin Mesdhe bën që ato të mbartin me vehte një sasi relativisht të lartë lagështire. Në këtë mënyrë nëse në kafazin meteorologjik zhiva e termometrit mund të shënojë deri në 42°C për trupin e njeriut kjo temperaturë ndjehet disa gradë më e lartë për shkak të lagështirës së lartë. Ndryshe do të ishte situata nëse masat ajrore do të ishin të thata dhe trupi ynë do të ndjente këto temperatura disa gradë më të ulta.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *