Nga dita e sotme në vazhdim, në Sheshin Skëndërbej do të nisë një cikël i javëve ndërkombëtare, i cili mes Francën.
Kryeministri Edi Rama, gjatë fjalës së tij tha se kjo do të bëhej një traditë dhe do të forcojë urat e bashkëpunimit dhe kulturave mes shteteve/
Ai e cilësoi si një koecidencë të bukur faktin që aktiviteti nis me Francën dhe pikërisht vetëm një ditë pas rikonfirmimit të Macron si President.
“Do të ketë aktivitete të ndryshme. Natyrisht ë këtë program ka një rëndësi jashtëzakonisht të veçantë krijimi i sa më shumë urave të njohjes, sa më shumë urave të eksperiencave nga më të ndryshmet dhe bashkëpunimit. Qëllimi s’është të konsumojmë aktivitete që fillojnë dhe mbarojnë, por që krijojnë mundësi, shanse për njerëzit tanë në të gjithë ato fusha që prek ky program që më pas të vijojmë me bashkëpunimet e tyre. A-ja është bashkëpunimi mes nesh, Ministrisë së Kulturës dhe diplomatëve në Shqipëri. Unë jam i bindur që hap pas hapi do të fillojë të ndizet zjarri i konkurrencës mes vetë përfaqësive këtu, ambasadorëve, për të bërë sa më shumë prezentë vendin e tyre dhe për të sjellë larmi në këto javë.
Programi synon të kthehet në një traditë. Siç mund ta keni parë nga programi, ky kalendar prek vendet e Evropës dhe prek të gjitha ato vende që gjenden në hartën e marrëdhënieve tona diplomatike. Natyrisht, patjetër të gjitha ato vendeve që duan të jenë pjesë e kësaj serie javësh të kulturës. Programi vijon deri në fund të qershorit. Ky sonte është fillimi i një aventure të re kulturore, i një hapësire të re kulture, dialogu dhe një numri gjithnjë e më të madh urash ndërveprimi. Ne do të bëjmë çmos për sa më shumë shanse për bashkëpunime të qëndrueshme në të ardhmen. Franca e hap këtë program. Një koincidencë e bukur bën që të jemi këtu pas një dite të rëndësishme të rikonfirmimit të Emmanuel Macron. Ai është një prej shtyllave mbajtëse të infrastrukturës së BE. Jemi të lehtësuar nga zgjedhjet e djeshme në Francë. Nga ana tjetër, është e padyshimtë që duke qenë se Franca është e para në këtë radhë vendesh. Franca vitin tjetër të bëjë më shumë përpjekje për angazhimin këtu”, tha Rama.