Kiara Tito dhe Luiz Ejlli kanë debatuar sërish. Ndonëse këto kohë marrëdhënia e tyre sikur është konsoliduar më shumë, sërish debatet kanë qenë të pranishëm.
Së fundmi, teksa moderatorja ka marrë përsipër të bëjë llogaritë e buxhetit javor, është shprehur se banorët janë të papërgjegjshëm dhe nuk dinë t’i bëjnë mbledhjet e tyre për buxhetin personal.
Këngëtari ka reaguar duke i thënë se kur merr diçka përsipër, duhet të ketë parasysh shumëçka.
Pjesë nga biseda:
Kiara: Ti mëso njëherë të flasësh, pastaj të kërkosh llogari.
Luizi: Po, mësohu të mbledhësh njëherë, pastaj merri gjërat përsipër…
Kiara: Ti mësohu njëherë të flasësh… nuk është përgjegjësia ime.
Luizi: Kështu është kur je egoiste, je egoiste.
Më herët kujtojmë që Kiara u shpreh se Luizi e ka ndihmuar në lojë, por ajo do të ishte e njëjta edhe pa të.
“Më pëlqejnë meshkujt dominantë. Në një tavolinë më pëlqen që mashkulli im të jetë protagonist. Te Luizi më pëlqen që e shpreh dashurinë, që është romantik, përkujdeset dhe jam i sigurt që jashtë do jetë edhe më i mirë.
Luizi më ka ndihmuar jashtëzakonisht shumë. “Big Brother-i” im pa Luizin do ishte njësoj. Do u kisha kushtuar më shumë kohë banorëve, por do isha e njëjta Kiarë. Luizi më ka ndihmuar në momentet e vështira dhe më ka dhënë shtysë për të vazhduar përpara. Nëse do isha vetëm do më kishte kapur serioziteti që më karakterizon,”-deklaroi Kiara Tito.