Ka nisur me debate mbledhja e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike. Burime për median bëjnë me dije se Sali Berisha i është drejtuar Alibeajt, se ai është i përzgjedhuri i Taulant Ballës dhe jo i Grupit të PD-së.
“Je i përzgjedhur i Taulant Ballës dhe nuk je i përzgjedhur nga Grupi Parlamentar. Edhe Rama s’të përfill. Të mbajnë peng. Nuk ke mandat sepse je i zgjedhur i Taulant Ballës”, mësohet të ketë thënë Berisha.
Sakaq, nga ana tjetër Alibeaj ka sqaruar se nuk është peng i askujt. Ndër të tjera në cilësinë e kreut të grupit parlamentar, ky i fundit ka një ftesë të hapur nga Taulant Balla për t’u ulur në tryezën e diskutimeve dhe dhënien e propozimeve.
Ndërkohë, Berisha është shprehur se ai ndihet si opozitar i vërtetë dhe se nuk do të merrte pjesë në atë të cilën ai e ka cilësuar si “proces mafioz të zarfeve sekrete.”