Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka nga podiumi i protestës së opozitës ka sulmuar ashpër kryeministrin Edi Rama. Ai tha se Rama ka në dorë dhe gjykatat, duke iu referuar dhe fatit mbi vulën e PD.
Flamur Noka: “Kjo protestë sot kulmon me qëndrimin tuaj të palëkundur kundër rikthimit të monizmit, kundër një regjimi që ngjason si një seri e dytë e filmit të Enver Hoxhës.
Enver Hoxha e nisi me 200 petrita, Rama i ka çuar shqiptarëve sot 200 hajduta që për ideologji kanë krimin dhe vjedhjen.
Enver Hoxha likuidonte kundërshtarët, ndërsa Rama përpuqet të eliminoje PD.
Rama po përpiqet ta vrasë PD edhe me gjykatë. Ky njeri i ka plotësuar kuadrin e Hagës kundër krimeve të njerëzimit
Rama është rrezik kombëtar për Shqipërinë dhe shqiptarët.
Rama është i pranishëm në kuzhinën tuaj. Ai ka futur dorën e ndyrë të hajdutit për të vjedhur.
Bashkë me mundin e shqiptarëve, ai dhe banda e tij sot po vjedhin edhe të ardhmen e tyre,
Çfarë është ky njeri. Ky është një trashëgimtar i mentalitetit të krimit. Ky sot është krenar për ADN kriminale.
Edi Rama po ushtron sot mbi shqiptarët gjenocid, sa nuk ka ushtruar kurrë asnjë pushtues.
Ky njeri e ka çuar nivelin e narkoshtetit deri aty sa Escobari do të dukej një çunak para tij.
Ka edhe gjyqësorin, ka edhe parlamentin ka edhe ndonjë diplomat që ha merr dhe ik. Ky po bën gjithçka për të mbajtur peng simbolin dhe flamurin e PD. Edi Rama urren demokratët.
Por ne jemi këtu në shesh të burrave dhe jo pas dritareve. Ne jemi këtu për ti thënë punëdhënësit të Deripaskës dhe korruptuesit të McGonigal se flamurin tonë nuk do të marrësh dot kurrë maksimumi do të japim shtizën se atë e meriton.
Nuk ka gjykatë në botë që mund të shkelë mbi vërdiktin e qytetarëve të lirë.
Edi Rama ti për ne je një hiç. Edi Rama në gjithë jetën tënde ngrite vetëm gracka, por re vetë në atë grackë.
U nise për të barë opozitën kurban, por tani as Sorosi nuk të bën derman.”