“Je ikonë e modës”/ Studentja nga Kosova e komplimenton, Rama tregohet modest: Vjen nga halli….

Gjatë vizitës së sotme të kryeministrit të vendit Edi Rama në Kosovë, një stuente e Universiteit të Prishtinës, në vend që ti bënte pyetje Ramës e ka komplimentuar atë, duke e cilësuar si një “ikonë të modës”, ndërsa ky i fundit ia ktheu me humor se “kur Zoti dhe natyra nuk t’i jep të gjitha mundohesh të sajohesh”.

Rama thumboi përmes batutave kryeministrin Albin Kurti duke u shprehur se këtë mandat po mendon të bëhet kosovar vetë, por nuk ka ndërmend të bëjë fushatë jashtë Shqipërisë.

Kujtojmë që kreu i qeverisë Kurti votoi në Shqipëri në zgjedhjet e 25 prillit, ku në garë ishin edhe katër kandidatë të Lëvizjes Vetëvendosje, të cilët nuk ia dolën të sigurojnë mandate parlamentare.

Biseda:

Rama: Edhe nje pyetje tjetër për inat të protokollit që thotë: çohu, çohu…!

Studentja: Je ikonë e modës, komplimente se pyetje nuk kam (Qesh).

Rama: Dëgjo, e di si është kjo punë, kur t’i ka dhënë Zoti dhe natyra të gjitha nuk ka nevojë me u sajo. Por kur nuk t’i ka dhënë të gjitha mundohesh me u rregullu. Kështu që vjen nga halli kjo! Por faleminderit!

Studenti: Në qeverinë Rama 2 kemi pasur dy ministra nga Kosova, tani asnjë. Çfarë ndodhi? Pati ndonjë ndryshim në politika?

Rama: Këtë mandatin e trete do bëhem kosovar vetë! Mos e merrni me të qeshur, se unë po e vendosa një gjë e bëj. Por nuk do vij të bëj fushatë këtu për të marrë vota mos të ketë frikë asnjeri. As do vij të votoj këtu.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *