Kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla i është përgjigjur akuzave të Kryetarit të PD, Sali Berisha.
Në deklaratat e tij të fundit, Berisha është shprehur se Balla në rininë e tij është kapur në flagrancë duke nxjerrë pasaporta në konsullatë për shtetase moldave dhe akuzoi drejtpërdrejtë kreun e grupit parlamentar socialist si trafikant prostitucioni.
Ndërkohë, në një prononcim për mediat i pyetur nga gazetarët, Balla ka paralajmëruar se për akuzat do të përballen në gjyq.
Pyetje: Jeni akuzuar shumë kohët e fundit nga kryedemokrati Sali Berisha, keni një përgjigje për të?
Taulant Balla: Po, meqë doje ta shtroje dhe këtë çështje, të enjten mbahet senaca e parë, nëse ai njeri u qëndron atyre akuzave, të vijë në GJKKO të enjten. Unë e kam thënë gjithmonë, ky është ilaçi i vetëm. Të bëri tjetri një akuzë, hidhe në gjyq. Ja ta shohim të enjten.