Një debat i ashpër ka ndodhur në emisionin “Open” midis ministrit të Mbrojtjes Niko Peleshi dhe ish-kreut të Emergjencave Civile, Shemsi Prençi, në lidhje me zjarret që për katër ditë shkrumbuan ishullin e Sazanit.
Prençi e ka kritikuar dikasterin e drejtuar nga Peleshi për një plan të gabuar për përballimin e zjarreve, pasi sipas tij duheshin përdorur helikopterët të parët he më pas forcat tokësore të ushtrisë.
Ndërkohë ministri Peleshi i është përgjigjur duke kërkuar nga Prençi që të mos devijoj prej të vërtetës pasi i ka drejtuar Emergjencat Civile dhe e kupton shumë mirë planin që është ndjekur për shuarjen e flakëve.
Debati në OPEN:
Peleshi: Ne kemi reflektuar që ta bëjmë më mirë. Prej dy vitesh kemi bërë marrëveshje me NATO-n që të marrim më shumë eksperiencë. Tre helikopterë i kemi çuar te Agjencia e Prokurimit të NATO-s.
Prençi: Përse zoti Peleshi duhet të marrim ty për modelin e të vërtetës që ke 30 minuta që i bie rrotull dhe nuk thua të vërtetën për forcat ushtarake që kanë për detyrë mbrojtjen civile.
Peleshi: S’mund të kënaq egon tënde duke thënë që forcat ushtarake janë zero. Rrini gjithë ditën nëpër banaqe dhe shani e fyeni.
Prençi: Jo unë thashë që flota e armatosur nuk është në gatishmëri.
Peleshi: Silluni me dinjitet!
Prençi: Ju jeni modeli më i mirë i gënjeshtrës.
Peleshi: Po të më ngacmoni më tepër mund të them edhe diçka më shumë, por nuk dua të dal nga kornizat zyrtare. Se po ta them e di që nuk ke për të shkuar më nëpër banaqe.
Prençi: E ftoj dhe e sfidoj ministrin të ballafaqohemi këtu në Open ose prokurori. E sfidoj se pretendoj që jam me të vërtetën.