Jeff Bezos tani në rolin e astronautit/ Do të fluturojë në hapësirë bashkë me vëllanë

Një nga njerëzit më të pasur në botë do të realizoi ëndrrën e tij. Jeff Bezos deklaroi se do të fluturojë në hapësirë së bashku me vëllanë e tij me datë 20 korrik. Ky do të jetë fluturimi i parë njerëzor i cili do të realizohet nga kompania e tij, Blue Origin.

Themeluesi i Amazon ka deklaruar  në një postim në ‘Instagram’ se fluturimi në hapësirë ishte diçka që ai e kishte ëndërruar që në moshën 5 vjeçare. “Më datë 20 korrik do të udhëtojë në hapësirë me vëllain tim. Aventura më fantastike së bashku me mikun tim më të mirë”, u shpreh ai.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Jeff Bezos (@jeffbezos)

Vëllai tij, Mark Bezos, e quajti atë një “mundësi të jashtëzakonshme”. Blue Origin gjithashtu ka nxjerr në ankand një vend brenda kapsulës për këdo që do të bashkohet me çiftin në fluturimin inaugurues. Deri tani shifra ka arritur në 2.8 milionë dollarë dhe ankandi mbyllet me datë 12 qershor.

Fluturimi i parë me personel vjen vetëm dy javë pasi Z. Bezos planifikon të largohet si CEO i Amazon. Në vend të kësaj ai do të shërbejë si kryetar ekzekutiv i gjigandit të tregtisë elektronike që ai themeloi 30 vjet më parë në garazhin e tij, duke i lejuar atij “kohë dhe energji” për t’u përqendruar në sipërmarrjet e tjera.

/Burimi BBC: përshtati në shqip Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *