Mediat ndërkombëtare kanë pasqyruar Samitin Bashkimi Evropian-Ballkani Perëndimor që u mbajt një ditë më parë në Tiranë. Media e madhe amerikane ABC shkruan se për gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor që aspirojnë të bashkohen me Bashkimin Evropian, fitimi i anëtarësimit të plotë në klubin 27-vendesh mbetet një objektiv i largët.
Sipas ABC, Shqipëria, Bosnja, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia po marrin shenja më konkrete se ata kanë një vend të ardhshëm në BE pasi lufta e Rusisë në Ukrainë kërcënon të godasë ekuilibrin gjeopolitik në Evropën Juglindore.
Pjesë nga artikulli:
Për gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor që aspirojnë të bashkohen me Bashkimin Evropian, fitimi i anëtarësimit të plotë në klubin 27-vendesh mbetet një objektiv i largët. Por Shqipëria, Bosnja, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia po marrin shenja më konkrete se ata kanë një vend të ardhshëm në BE pasi lufta e Rusisë në Ukrainë kërcënon të riformësojë ekuilibrin gjeopolitik në Evropën Juglindore. Udhëheqësit e BE-së dhe Ballkanit Perëndimor punuan për të forcuar partneritetin e tyre në një samit të martën në kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranë, ku mbuluan tema që përfshinin migrimin, sigurinë kibernetike dhe lidhjet diplomatike. BE-ja “rikonfirmoi angazhimin e saj të plotë dhe të qartë ndaj perspektivës së anëtarësimit në Bashkimin Evropian të Ballkanit Perëndimor” dhe bëri thirrje për përshpejtimin e bisedimeve të anëtarësimit me kandidatët për anëtarësim. Si provë e angazhimit të bllokut, Presidenti i Këshillit Evropian Charles Michel nënvizoi mbështetjen e BE-së për energjinë për rajonin pasi lufta ndikon në furnizimet dhe çmimet.
Politico shkruan se udhëheqësit e Ballkanit Perëndimor përshëndetën një “mendësi të re” në qëndrimin e BE ndaj rajonit, teksa arritën një sërë marrëveshjesh me Brukselin, duke përfshirë tarifat e reduktuara të roaming dhe integrimin më të madh në arsimin e lartë. Politico shton se progresi konkret për anëtarësimin në BE, mbeti i pakapshëm.
Pjesë nga artikulli:
Udhëheqësit e Ballkanit Perëndimor përshëndetën një “mendësi të re” në qëndrimin e BE ndaj rajonit të tyre të martën, teksa arritën një sërë marrëveshjesh me Brukselin, duke përfshirë tarifat e reduktuara të roaming dhe integrimin më të madh në arsimin e lartë. Por progresi konkret për anëtarësimin në BE – qëllimi përfundimtar i gjashtë anëtarëve të rajonit të Ballkanit Perëndimor – mbeti i pakapshëm në një samit njëditor në Tiranë, kryeqyteti shqiptar. Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, i cili priti mbledhjen, theksoi gjërat pozitive në një konferencë për shtyp me Presidentin e Këshillit Evropian Charles Michel dhe Presidenten e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen.
Në një opinion të The Indipendent theksohet dhe atmosfera me të cilën u pritën liderët.
Pjesë nga artikulli:
Me diellin e ngrohtë të dhjetorit shqiptar që binte mbi ta, 27 liderët e BE-së dhe gjashtë krerët e qeverive të Ballkanit Perëndimor qëndruan në këmbë për të shijuar disa vallëzime tradicionale popullore. Pasi u mblodhën fillimisht për foton familjare që është një element kryesor i këtyre lloj takimeve – në këtë rast Samiti BE-Ballkani Perëndimor – liderët u ndaluan edhe për të marrë pak nga kultura lokale.