‘Jemi në dialog të vazhdueshëm me ata’, ministrja Krifca flet për fermerët e Lushnjës

Gjatë Këshillit të Ministrave, Frida Krifca u pyet për protestën e fermerëve të Lushnjës dhe nëse ka pasur një reagim nga qeveria për kërkesat e tyre.

Ministrja e Bujqësisë deklaroi se është në kontakt të vazhdueshëm me fermerët, i ka takuar ata edhe para nisjes së protestës. Gjithashtu ajo shtoi se të gjitha kërkesat e tyre janë të adresuara.

“Unë jam në dialog të vazhdueshëm me fermerët që përpara protestës, kam qenë në Lushnjë. Sot vij nga një serë përpara takimit të qeverisë. Ata kanë disa pretendime që kanë adresuar shumë mirë.  Jemi në dialog të vazhdueshëm, jemi në një barrikadë, dhe duam të kemi një bujqësi më të qëndrueshme”, tha ajo.

/Priza.al/

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *