Tani për tani, Pentagoni nuk është në dijeni të ndonjë bisede mes dy liderëve, raporton “BBC”.

“Unë nuk jam në dijeni të bisedave specifike që kemi pasur në lidhje me afatin,” tha zëdhënësi i Pentagonit, John Kirby.

Ai shtoi se ata janë në komunikim të vazhdueshëm me talebanët në lidhje me aktivitetet amerikane në Aeroportin Hamid Karzai në Kabul.

Talebanët kanë kërcënuar sot me një ‘reagim’ nëse SHBA-ja ose Britania e Madhe zgjasin afatin për tërheqjen e trupave nga Afganistani.

/Priza.al/