Mbrëmjen e djeshme, dy finalistët e “Big Brother VIP 2”, Iliri dhe Donaldi ishin surpriza për banorët e BBV. Ata u bënë pjesë e shtëpisë duke darkuar me ta.
Pasi u takuan me banorët, nuk mungoi një moment që shkaktoi të qeshura mes Donaldit dhe Luizit.
Biseda mes tyre:
Luizi: Hë, si je ti, mirë?
Donaldi: Jemi në transmetim direkt, po na shikojnë.
Në këtë moment dyshja shpërtheu në të qeshura pas përqafimit të ngrohtë që i dhanë njëri-tjetrit.
Si duket, Donaldi ka dashur ta ‘paralajmërojë’ Luizin, duke e ditur se ai pyet per jetën jashtë BBV.