Kanë dalë sot para gjykatës administratori i firmës Zico Sh A që merret me import eksport të bananeve dhe dy shoferët e kontejnerit që u gjetën 119 kg kokainë në Durrës më 31 dhjetor të vitit që lamë pas.
Ata janë Marson Murataj, 34 vjeç, banues në Tiranë, administrator i firmes import-eksporti me vendet e Amerikës Latine, Gëzim Kalaja dhe Hasan Saliu drejtues të automjeteve të firmës.
Mësohet se shoferi u kërcënua nga persona të armatosur.
“Jemi shteti hape krahun këtu dhe në sendilen e parë të pasagjerit i ka hipur njeri”.
Kështu u kërcënua nga persona të armatosur shoferi Hasan Saliaj i Zico kompani në Romanat të Durrësit.
Në këtë situatë ai ka hapur krahun në hyrje të një karburanti dhe po rrinte me njërin nga këtë persona i cili i ka thënë se “mbylle gojën se do të zhduk familjen po hape gojën”.
Tre personat e tjerë kanë shkuar në pjesën fundore të kontejnerit kanë hapur derën dhe janë futur brenda ku ka ndenjur rreth 30 minuta dhe kanë kontrolluar në kontejner.
Më pas ka zbritur dhe ky personi që ishte në kabinë dhe kanë ikur të katër personat sëbashku në drejtim të rrugës nacionale për në Durrës.
Ai ka zbritur nga makina dhe ka parë se goma e krahut të pasagjerit ishte e rënë dhe ka shkuar tek dera e pasme e kontejnerit dhe ka parë që arkat e bananeve ishin të lëvizura pasi ka sistemuar arkat ka mbyllur derën e kontejnerit dhe është nisur me gomë të rënë në drejtim të karburant , ku ka hapur krahun më pas.
Aty ka njoftuar punonjësit e firmës Zico, të cilëve u ka thënë që ti dërgoni gomat. Pasi ka pritur 2 orë ka ardhur shoferi tjetër i firmës Gëzim Kalaja i cili e ka ndihmuar dhe rreth orës 21:30, ka shkuar tek magazinat e kompanisë në Vaqarr, Tiranë.
Ndërkohë për këtë ngjarje janë ndaluar shoferet Hasan Saliu dhe Gezim Kalaja dhe administratori Marso Murataj.
Ndërsa policinë e ka njoftuar pronari i kompanisë.
/Priza.al/