Kryeministri Edi Rama është duke mbajtur një konferencë për mediat në lidhje me rifillimin e vitit të ri shkollor.
Rama tha se nëse dikur opozita vendoste dikur në rrezik çdo karrierë, tashmë qeveria ka mundësuar që gjerat në arsim të bëhen si duhen.
Sipas tij, sot nuk është më e mundur që lidhjet partiake e korruptive të përcaktojnë të ardhmen e një të riu, ku shtoi se të gjithë fëmijët trajtohen njësoj si ai i të pasurit apo një familje të mesme.
Sakaq shtoi se gjatë qeverisjes së tij nuk ka më asnjë ankesë për padrejtësi.
“Opozita vinte në rrezik çdo karrierë. Edhe sot ka gjera që nuk bëhen si duhen. Sot shkollat janë shtrirë në gjithë Shqipërinë, fryma ku mësuesi është qendra e një komuniteti është përhapur dhe po forcohet dita ditës. Infrastruktura nuk ka asnjë të krahasuar. Sot ne mund të nisim lëvizjen e madhe sportive, kjo vjen si rezultat i faktit që kemi një infrastrukturë me qindra palestra. Sot shkolla ka më shumë banjo se gjithë fshati. Programi i arteve do fillojë dhe nuk do ndalet më, pasi ka përkrah teknologjinë. Janë aktivitete të shoqërizimit. Dua të ndalem edhe pak tek dy elementë të tjerë, arsimi profesional dhe universiteti. Besoj të gjithë i kujtoni universitetet që shisnin diploma, radhët kaotike. Lidhjet partiake, korruptive përcaktonin shumë. Sot kjo nuk ndodh më që fëmija i një të pasuri të kapërcejë radhën e një fëmije të bariut. I gjithë procesi është i dixhitalizuar, rëndësi ka rezultati. Çdo ndërhyrje lë gjurmë. Sot nuk kemi asnjë ankesë për padrejtësi