Kryeministrja britanike Liz Truss, e veshur me të zeza, ka mbajtur mbrëmjen e kësaj të enjteje një fjalim në Doëning Street për vdekjen e Mbretëreshë Elisabeth II.
Ajo tha se vdekja e Mbretëreshës ka qenë një tronditje e madhe për vendin por dhe për mbarë botën.
“Ne jemi të gjithë të shkatërruar” nga lajmi i vdekjes së Mbretëreshës, është një “tronditje e madhe për kombin dhe botën”, tha ajo.
Truss e përshkroi Mbretëreshën si “një shkëmb mbi të cilin u ndërtua Britania moderne”, duke shtuar: “Britania është vendi i madh që është sot për shkak të saj”.
Ajo shtoi se mbretëresha ishte një frymëzim personal për të, si dhe për shumë britanikë.
“Përkushtimi i saj ndaj detyrës është shembull për të gjithë ne”.
Kryeministrja theksoi se Mbretëresha i dha Commonwealth-it stabilitet dhe forcën që i nevojitej.
“I dha vetë shpirtin e Britanisë së Madhe dhe ai shpirt do të qëndrojë”, tha ajo.
Truss gjithashtu u bën thirrje njerëzve që të mbështesin Mbretin Charles III “për ta ndihmuar atë të mbajë përgjegjësinë e jashtëzakonshme që ai do të mbartë tani.