“Jemi të shkatërruar”, Ronaldon njofton humbjen e madhe në familje

Sulmesi portugez Cristiano Ronaldo nëpërmjet një postimi në Instagram ka dhënë lajmin e hidhur se ka humbur një nga binjakët që priste të sillte në jetë partnerja e tij Georgina Rodriguez.

Ronaldo shkruan se nga binjakët ka arritur të mbijetojë vetëm vajza, e cila i ka dhënë forcë për të ecur përpara.

CR7 shkruan se janë të shkatërruar nga kjo ngjarje dhe luten për privatësi për të kaluar këtë periudhë.

Postimi:

“Me pikëllimin më të thellë njoftojmë vdekjen e foshnjës sonë.

Është dhimbja më e madhe që çdo prind mund të ndjejë. Vetëm lindja e vajzës sonë na jep forcën për ta jetuar këtë moment me pak shpresë dhe lumturi.

Ne dëshirojmë të falënderojmë mjekët dhe infermierët për të gjithë kujdesin dhe mbështetjen e ofruar.

Ne jemi të shkatërruar dhe kërkojmë privatësi në këtë kohë shumë të vështirë.

Djali ynë, ti je engjëlli ynë. Ne do të të duam përgjithmonë,“- shkruan Ronaldo.


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *