Kryetari i Komisionit të Kuvendit Kombëtar të PD, Jemin Gjana ka bërë publike shifrën e delegatëve që kanë marrë pjesë në Kuvend ditën e sotme.
Ai tha se në Kuvend kanë marrë pjesë zyrtarisht 5004 delegatë, referuar të dhënave zyrtare nga 14 komisionet e verifikimit të mandateve të delegatëve të Kuvendit.
“Në emër të kolegëve për besimin që na dhatë për drejtimin e Kuvendit, së pari dua ta nis me një ndjesë, për të gjithë për vonesën në fillimin e punimeve, e cila ishte rrjedhojë e procesit të zgjatur të regjistrimit të delegatëve. Së dyti dua t’ju falënderoj sepse shumë nga ju kam takuar qindra dhe qindra para se të fillonim dhe tani kam një sallë të mbushur, me fytyra, me emra e identiteti të cilët kanë udhëtuar 30 vite për PD-në dhe PD për ta. Unë di siç e dini ju, linçimet, decibaot, nuk na janë ndarë. Por dua të bëj me dije se të dhënat konfirmojnë se ne kemi shumicën dërrmuese të delegatëve.
Kryesia e PD-së në mbledhjen e ditës së djeshme ka vendosur që ndihmë për menaxhimin e punimeve të Kuvendit të krijojë një komision me të cilin janë ndjekur procedurat e regjistrimit të delegatëve dhe e gjithë vendimmarrja që do të ndodhë. Nga të dhënat e regjistrimeve në të 14 komisionet e verifikimit të mandateve të delegatëve të Kuvendit, sekretariati pranë këtij komisioni ka dorëzuar të dhënat e pjesëmarrjes. Kuvendi ka gjithsej 7600 delegatë. Sipas prezencës së nënshkruar prej secilit prej tyre, janë të pranishëm në Kuvendin Kombëtar 504 delegatë”, tha Jemin Gjana”, tha Gjana.
/Priza.al/