Jeni duhanpirës? Njihuni me ushqimet që ju ndihmojnë të pastroni trupin nga nikotina

Konsumi i duhanit bën që nikotina të futet në trup nëpërmjet gojës duke kaluar në mushkëri dhe në shtresën e mukusit. Studimet kanë arritur të tregojnë se brenda 10 sekondash pasi thithni nikotinën, arrin në tru. Disa nga ushqimet e mëposhtme mund t’ju ndihmojnë të pastroni trupin nga nikotina:

Lëngu i karotës

Ka përmbajtje të lartë të vitaminave B, C, A, K, dhe detoksifikon trupin, ndihmon për lëkurë sa më të butë, të freskët dhe i jep shkëlqim asaj.

Portokalli

Është i pasur me vitaminë C, i cili redukton stresin dhe ankthin.

Brokoli

Brokoli është i pasur në vitaminë B5 dhe C të cilat janë të dobishme për mushkërinë.

Kivi

Kivi përmban vitaminë C, A dhe E, të cilat janë shumë të rëndësishme sidomos në trupin e një duhanpirësi.

Spinaqi është i pasur në vitamina dhe acid folik, pas konsumimit të tij, shija e duhanit nuk do t’ju duket e mirë.

Uji

Sigurohuni që të konsumoni 8-12 gota në ditë, pasi në këtë mënyrë do ndiheni të hidratuar. Ndaj këshillohet që të konsumoni këto ushqime në qoftë se doni të lini duhanin, ose të paktën për të freskuar trupin dhe pastruar atë nga nikotina e dëmshme.


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *