Jeni i uritur dhe nuk keni shumë kohë? Këto qofte do t’i japin shije vaktit tuaj për vetëm 20 minuta

Jeni i uritur por nuk keni shumë kohë?

Priza.al ju sjell në vëmendjen tuaj një nga recetat më të vjetra të përgatitjes së qofteve që mbase e kishit harruar.

Këto janë qoftet më të mira që mund të keni ngrënë ndonjëherë.

Përgatiten për vetëm 20 minuta.

Përbërësit:

60 gr thërrime buke

60 ml qumësht

600 gr mish i girë viçi

1 vezë 30

200 gr djathë kaçkavall

Pak arrëmyshk

1 lugë gjelle majdanoz

1 lugë gjelle nenexhik

Vaj Kripë Piperi zi.

Përgatitja:

Shtoni thërrimet e bukës në një tas mesatar së bashku me qumështin dhe lërini për 10 minuta, derisa buka të përthithë gjithë qumështin.

Më pas shtoni në të mishin e viçit. Hidhni vezën, djathin e grirë, arrëmyshkun, majdanozin dhe nenexhikun e copëtuar. Spërkatini me pak kripë dhe piper të zi dhe përziejini mirë të gjithë përbërësit që të përftoni një masë homogjene.

Më pas merrni nga masa e përgatitur dhe formoni qoftet në formën që dëshironi. Vendosni një tigan me vaj dhe renditni qoftet në të.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *