Jeni konsumator duhani? Mësoni si ta largoni erën e cigareve nga rrobat dhe shtëpia juaj

Janë të shumtë njerëzit që në ditët e sotme konsumojnë duhan pa fund, por ka edhe nga ata që e pinë atë edhe brenda ambienteve të shtëpive.

Ne sot po ju sjellim disa rekomandime për të eliminuar erën e cigareve dhe që miqtë ose familjarët tuaj, të mos shqetësohen nga ky fenomen.

Për të eliminuar erën e duhanit, e domosdoshme është larja dhe pastrimi me fshesë korrenti vazhdimisht, si dhe zbrazja e tavllës, pasi filtrat e cigareve të konsumuara shkaktojnë aromën e pakëndshme.

Sa i përket rrobave tuaja, ju mund të përdorni produkte të tilla si uthulla e bardhë për të lagur rrobat, të përdorni sodë bikarbonati për të thithur erërat.

Mund të përdorni edhe disa aromatizues, që mund t’i gjeni me shumëllojshmëri aromash, por që do të duhet t’i zëvendësoni vazhdimisht.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *