Një llogaritje e thjeshtë me ditëlindjen tuaj ju tregon se sa fëmijë mund të keni. Mjafton të mblidhni numrin e ditës së lindjes, muajit dhe vitit.
Po të marrim shembull datën 1 janar 1990: 1 (data e lindjes) + 1 (janar, muaji i parë) + 1 + 9 + 9 + 0 (viti) = 21. Më pas numrin përfundimtar e ndan për ta mbledhur sërish, pra 2 + 1 = 3.
Zbuloni kuptimin e numrave:
Numri 1 – Ju do të tentoni të keni një familje të madhe por mund të mos bëni shumë fëmijë.
Numri 2 – Mund të keni një fëmijë.
Numri 3 – Mund të keni një problem shëndetësor që mund të jetë pengesë për të sjellë pasardhësit. Por asgjë s’është e pamundur. Nëse vërtet dëshironi fëmijë, do t’i keni.
Numri 4 – Fatlumët me këtë numër ndoshta do të kenë tre ose katër fëmijë.
Numri 5 – Ju do të keni 2 fëmijë. Mund të ndodhë që të lindni binjakë.
Numri 6 – Ky numër tregon se do të keni fëmijë me diferencë të madhe moshe nga njëri-tjetri ose do të vijnë nga 2 martesa të ndryshme.
Numri 7 – Ju mund të ndaleni në 1 fëmijë.
Numri 8 – Ju mund të birsëoni fëmijë ose të rrisni fëmijët e bashkëshortit tuaj nga martesa e tij e mëparshme.
Numri 9 – Do të keni dy fëmijë, një djalë dhe një vajzë me një diferencë të vogël moshe.