“Big Brother Vip Kosova” ka bërë tashmë të ditur datën e fillimit të edicionit të tij të parë. 5 Dhjetori, është data kur do të nisë reality-show i shumëpritur.
Që kur u konfirmua se formati i suksesshëm do të transmetohej edhe në Kosovë, i madh ka qenë interesi për të mësuar mbi personazhet që do të jenë pjesë e këtij edicioni të parë. Këtij kurioziteti, duket se i erdhi fundi, pasi janë zbuluar emrat e parë që pritet t’i bashkohen kësaj aventure.
“Telegrafi” ka mësuar nga burime të sigurta emrat e tre banorëve që pritet të futen në shtëpinë e “Big Brother Vip”. Reperi Getinjo, aktorja Shota Baraliu dhe këngëtari Art Abazi janë tre personazhet e njohur që do të jenë pjesë e reality-show-t.
Tjetër informacion që dihet tashmë është edhe është se programi do të moderohet nga Alaudin Hamiti dhe Jonida Vokshi. Ndërkaq në poltronat e opinionistëve do të jenë Olti Curri dhe Tuna. Disa kohë më parë u konfirmua se ajo që e mbante peng këtë reality-show të fillonte ishte shtëpia, punimet e së cilës akoma nuk kishin përfunduar.