Jeni lodhur nga dieta joefektive? Këto janë 3 hapat e thjeshtë për një bark të sheshtë

Si te dobësohemi? A je lodh nga dieta të ndryshme joefektive? Nëse pyet “Si te dobësohemi” atëherë ndiq këto këshilla shëndetësore në vijim.

Mënyra më e mirë për t’u dobësuar është të hani mëngjes të shëndetshëm çdo ditë.

Priza.al sjell në vëmendjen tuaj 3 rregulla që duhet t’i përdorni çdo mëngjes për të arritur rezultate të kënaqshme brenda pak kohësh:

Hani sapo të zgjoheni

Studimet kanë treguar se ngrënia e mëngjesit ndihmon në përshpejtimin e metabolizmit, prandaj sigurohuni që të hani 30-60 minuta pasi jeni zgjuar për të përfituar nga potenciali i plotë i trupit për të djegur yndyrat. Duke ngrënë mëngjes ju shmangni ndjesitë e urisë gjatë ditës, kështu nuk përfundoni duke ngrënë ushqime të pashëndetshme.

Merrni sa më shumë proteina

Një mëngjes i lartë në proteina, si vezë apo kos, ju largon ndjesinë e urisë, ju ndihmon të hani më pak dhe më e rëndësishmja, të dobësoheni. Një studim ka zbuluar se gratë që hanë vezë për mëngjes humbasin dyfishin e peshës së atyre që e nisin ditën me gjevrek. Ushqimet e pasura në proteina ju mbajnë gjithashtu të ngopur dhe me energji gjatë gjithë ditës, duke qenë se treten më ngadalë se ushqimet tjera.

Një banane për mëngjes

Duke ngrënë për mëngjes një vakt të lartë në niseshte rezistente, ju ndihmon të qëndroni të ngopur dhe të digjni më shumë kalori, duke qenë se nxit trupin të përdor yndyrën për energji. Niseshteja gjendet tek ushqime si banania apo bollguri, prandaj i konsumoni ato bashkë për një mëngjes të shijshëm dhe të shëndetshëm.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *