“Jeni mbeturina të komunizmit”/ Rama i përgjigjet opozitës pas akuzave për rritjen e energjisë

Kuvendi është mbledhur në seancë plenare dhe po shoqërohet me debate të shumta që lidhen me menaxhimin e pandemisë dhe situatën ekonomike.

Për Kryeministrin Rama qëndrimi i opozitës për çështjen e rritjes së çmimeve në vend i bën ata të duken si mbeturina të sistemit komunist.

“Keni 8 vite që përsëritni të njëjtën gjë, duke marrë të njëjtin rezultat. Nuk ju shpëton transferimi i përgjegjësisë përmes sajesave për masakra elektorale. Aty ju kam gjetur, aty do ju lë nëse vazhdoni të përsëritni të njëjtat gjëra duke i marrë shqiptarët për budallenj.

Dje në samitin e Bashkimit Evropian me Ballkanin Perëndimor të gjithë kryefjalën e shqetësimit kishin çfarë mund të bëjmë së bashku, siç bëmë me pandeminë për të përballuar fortunën e krizës energjetike. Ju i thoni shqiptarëve që Shqipëria nuk ka lidhje me çmimet ndërkombëtare. Del Shqipëria në treg për të blerë energji apo jo?

Ju i thoni shqiptarëve që fatura e energjisë është më e lartë në rajon, që është totalisht e pavërtetë. Fatura e energjisë dhe të gjitha faturat në sistemin që kemi zgjedhur dhe për të cilin ju me të drejtë jeni krenarë që ishit pararoja kemi vendosur të kalojmë në lirinë e tregut kapitalist dhe rritja e çmimeve në bursë nuk pyet as se Spanja ka më shumë, as se Shqipëria ka më pak. Ju, partia e qendrës së djathtë, ju partia e liberalizimit të tregut, dukeni si mbeturina të partisë së punës nga mënyra si flisni. Konceptet tuaja janë mbetura të sistemit të vjetër”, tha Rama.

Ju jeni në garë se kush është pengu e kush është pengmarrësi. I njëjti refren. Kryefjala e shqetësimit në BE është çfarë mund të bëjmë së bashkui për të kaluar furtunën e krizës. Ju të gjitha palët, si pengu dhe pengmarrësi i thoni shqiptarëve se Shqipëria s’ka lidhje me krizën, Shqipëria ka ujë… Po thatësirë a ka Shqipëria? Ju i thoni shqiptarëve se fatura e energjisë në Shqipëri është më e lartë në rajon.

Kemi vendosur të kalojmë nga ekonomia e centralizuar, jemi në lirinë e tregut kapitalist dhe rritja e çmimeve në bursë, qoftë naftë apo miell nuk pyet as se Spanja ka më shumë as se Shqipëria ka më pak. Ju, partia e qendrës së djathtë, ju partia e liberalizimit të tregut. Për ju, po të mos ju njohësh mendon se jeni mbeturina të partisë së punës. Konceptet tuaja janë mbeturina të sistemit të vjetër.

Më thoni, nuk është argument e shara apo e bërtitura nga vendi, unë nuk ofendoj askënd. Me respekt këtu dëgjojmë të shara para e mbrapa. Që tek të sharat për zonjën atje e rreth e rrotull. Unë hallin tuaj s’ua zgjidh dot. Më thoni, me taksën e karbonit brenda, a ishte nafta më lirë nga dita kur ju e latë qeverinë? Tabelat, shihni tabelat. Shkoni dhe merrni tabelën. Sa e blenin shqiptarët energjinë kur ju ishit ende në qeveri.

Do e bëjmë këtë marrëveshje që kur flet njëri, të tjerët dëgjojnë, siç ju dëgjojmë ne? Edhe pse s’thoni asgjë. Unë e kam fare të lehtë, ju lë të flisni dhe iki se kam shumë punë të tjera. Jo nuk e kam për detyrë, vij këtu për respekt. A ka mundësi ta bëjmë këtë marrëveshje? Kur flasim, dëgjojmë. Unë po ju them shifra.”

/Priza.al/

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *