Jeni mërzitur nga monotonia në punë dhe nuk dini çfarë të bëni në kohën e lirë, atëherë këto janë disa gjera që duhet patjetër t’i praktikoni në kohën e lirë.
Priza.al ju sjell më poshtë listën e 10 gjerave që ju mund të bëni kur mërziteni:
-Plotësoni një enigmë: Sa më shumë pjesë aq më mirë! Merrni një Kub Rubik. Plotësoni ndonjë fjalëkryq.
-Filloni të shkruani një ditar ose blog
-Tentoni të praktikoni ndonjë instrument të vjetër edhe nëse nuk dini fort mirë të luani
-Shkruani poezi, thjesht provojeni
-Provoni të shikoni të gjithë filmat vërtet të gjatë që i keni shmangur deri më tani
Vizitojeni ndonjë një aplikacion për gjuhë të huaja
-Meditoni! Provoni të shtriheni me sytë mbyllur, pëllëmbët lart dhe duke u përqendruar në frymën tuaj. Ose kaloni 20 minuta ulur këmbëkryq dhe përsëritni një fjalë qetësuese për veten në kokën tuaj.
-Përgatitni maska për fytyrën. Trajtojeni veten me një rutinë të kujdesit të lëkurës për të cilën nuk keni kohë gjatë një jave normale pune.
-Shikoni fotografitë e vjetra
-Shkruani letra për familjen dhe miqtë. Shkruani shënime falënderimi të cilat ju kishin dalë nga vëmendja juaj deri më tani.