Të dielave jemi mësuar të shohim autostradën Tiranë-Durrës të mbushur me automjete që kthehen nga plazhi i Durrësit, por këtë herë nuk ndodh kështu.
Ditën e sotme nuk kanë qenë automjetet ato që kanë bllokuar autostradën por kanë qenë 6 lopë që kanë zënë të gjithë korsinë duke ecur në drejtim të Durrësit.
Drejtuesit e automjeteve janë detyruar të mbajnë radhën duke qëndruar pas tyre dhe duke ndjekur ritmin e lopëve.
/Priza.al/