Jeni në dilemë ta thoni apo jo? Këto janë gjashtë sekrete që bëni mirë ti mbani për vete

Shpeshherë gjendemi në situata ku shumë gjëra duhet t’i mbajmë sekret, por ka edhe nga ato herë që nuk durojmë dot dhe të gjitha gjërat e rëndësishme ja themi një miku apo të afërmi. Ja cilat janë disa nga sekretet që nuk duhet ti tregoni.

E para që duhet të mbroni si sekret, thonë dijetarët, janë planet tuaja. Më mirë heshtni deri në momentin kur plani juaj të mos realizohet.

E dyta, mos bisedoni për nderet tuaja – e rrallë është kjo në botë, dhe prandaj duhet ta ruani si dritën e syve tuaj. Mos e lavdëroni veten për shkak të veprave të mira.

E treta, për të cilën nuk duhet të bisedoni, por edhe sipas rekomandimit të dijetarëve, është për asketizmin tuaj. Mos llomotisni në prani të tjerëve për përkufizimet tuaja në ushqim, në marrëdhënie seksuale etj.

E katërta, për të cilën do të duhej të heshtni – për guximin dhe trimërinë tuaj. Sfidat e jashtme janë të dukshme, andaj njerëzit për to marrin shpërblime, por kapërcimin e sfidave të brendshme askush nuk e vëren, dhe natyrisht as shpërblime nuk marrin.

E pesta, për të cilën nuk është shumë e nevojshme që të flisni janë për problemet familjare. Dhe përgjithësisht për jetën tuaj private. Mbajeni në mend, sa më pak që të flisni për problemet e familjes suaj, ajo do të jetë më e fortë dhe më e qëndrueshme.

E gjashta, ato janë fjalët e këqija dhe thashethemet të cilat i dëgjoni gjatë ditës. Dhe njeriu, i cili kthehet në shtëpi, dhe tregon të gjitha budallallëqet të cilat i ka dëgjuar gjatë ditës, me asgjë nuk dallon nga njeriu i cili hyn në shtëpi dhe nuk i zbath këpucët.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *