Terapeutët britanikë që merren me problemet e çifteve kanë zbuluar për “Huffington Post” se cila është sfida më e madhe me të cilën çdo ditë ballafaqohen në profesionin e tyre
Megjithëse ju dhe partneri juaj ndoshta nuk fshihni sekrete të shumtat, është më se e sigurt që akoma nuk keni mësuar se si në mënyrën më të duhur të bisedoni me njëri-tjetrin.
Në të vërtetë, problemi numër një në lidhje përfundimisht është komunikimi.
“Në këtë bën pjesë edhe se si të debatoni me partnerin, por që të mos kërcënoni se do ta braktisni, si edhe vetëdija mbi atë që janë ato format i sjelljeve, të cilat tani ju nevrikosin por që gjithmonë kanë qenë të pranishme, ndërkaq ju mbase më herët madje i keni konsideruar edhe si simpatike. Çelësi i ekzistencës së lidhjes përfundimisht është komunikimi efektiv”, thekson psikoterapeutja Laura Jang.
Pas komunikimit të keq pason mungesa e argëtimit (shikimi i përbashkët i programeve televizive nuk bën pjesë), mungesa e kohës për partnerin, pandjeshmëria/mosinteresimi apo ndjeshmëria e tepruar (ndonjëherë është shumë e vështirë të realizohet ajo balancë e duhur), varshmëria e tepërt nga partneri, si edhe humbja e ndjenjës së karakterit të fortë vetjak.
Edhe pse jeni në lidhje, patjetër duhet të kini parasysh që ju dhe partneri juaj, para së gjithash, jeni dy personalitete të veçanta.